Diskutohet për ruajtjen e stabilitetit energjetik në vend

Haradinaj takohet me Shalën

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me kryeshefin ekzekutiv të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT), Ilir Shala. Haradinaj dhe Shala kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për ruajtjen e stabilitetit energjetik në vend.

“Në takim me kryeshefin ekzekutiv të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT), Ilir Shala, diskutuam për hapat e mëtutjeshëm për ruajtjen e stabilitetit energjetik në vend. Qeveria e Kosovës do të mbështesë veprimet e këtij mekanizmi dhe pavarësinë e tij, në funksion të mirëmbajtjes së rrjetit të transmisionit.”, ka bërë të ditur Haradinaj.

Koorporata Energjetike e Kosovës (KEK), përkundër vështirësive në pjesën e parë të vitit 2018, si pasojë e bllokadës në shpronësime, falë angazhimit maksimal arriti të tejkaloj planin e prodhimit për rreth 6%, që në vlerë financiare është mbi 10 milionë euro./21Media

Back to top button