Meta: Diskutime për perspektiven evropiane

Meta: Diskutime për perspektiven evropiane

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidenti i Shqipërisië Ilir Meta duket se kanë pasur një takim të qetë mbrëmjen e së hënës.

Për takimin e tyre, fillimisht ka njoftuar presidenti Meta me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.

Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët evropiane”, ka shkruar  Meta.

Pas tij menjëherë ka shkruar edhe Haradinaj, i cili ka njoftuar se gjatë këtij takimi ata kanë diskutuar për temat e rëndësishme me rëndësi për Kosovën e Shqipërinë. /21Media