Diskutohet zbatimi i vendimeve për lirimet doganore për prodhuesit

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri, priti sot në takim përfaqësues nga Dogana e Kosovës

Takimi shërbeu për të diskutuar rreth zbatimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për lirimet doganore për prodhuesit.

Në takim u diskutua edhe për kërkesat e vendimeve dhe procedurat, të cilat duhet të zbatohen nga Dogana dhe ATK, për të lehtësuar procedurat e importimit dhe për të përkrahur biznesin, gjatë procedurave doganore dhe tatimore, thuhet në komunikatën për media.

Kreu i ATK-së potencoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zbatimin e drejtë të vendimeve të Qeverisë, që kanë për qëllim përkrahjen e sektorit të prodhimit dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Back to top button