Diskutojnë për sulmin kimik në Siri

Rex Tillerson dhe Sergei Lavrov për Sirinë

Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson ka folur në telefon me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në lidhje me një sulm me gaz helmues në Siri, për të cilin Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar qeverinë siriane, e cila mbështetet nga Rusia, ka thënë të enjten një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Diskutimi erdhi para vizitës së Tillerson në Moskë me zyrtarët rusë, ku pritet të diskutohet për luftën civile në Siri dhe mbështetjen e Rusisë për presidentin sirian Bashar al-Asad, transmeton KosovaPress.

“Ne kemi kërkuar analizën ruse për atë që ata mendojnë se kishte ndodhur në sulmin me gaz helmues”, tha zyrtari në kushte anonimiteti.

Në sulmin në Siri humbën jetën 86 persona, shumë prej tyre fëmijë, por Moska ka fajësuar se vdekjet kanë ardhur nga gazi që ka rrjedh nga një depo kimike e rebelëve, pasi u godit nga sulmet ajrore të qeverisë siriane.

Por, Tillerson tha në një konferencë të shkurtër për shtyp në Florida, se nuk ka dyshim se Qeveria e Sirisë është përgjegjës për sulmin.

Ndryshe, Tillerson do të takohet me Lavrov në Moskë javën e ardhshme, dhe mund të takohet edhe me presidentin rus Vladimir Putin nëse ai do të ftohet për këtë, tha zyrtari.

Back to top button