Arushi Pooh i dhuron çiftit mbretëror një libër

Arushi Pooh i dhuron çiftit mbretëror një libër

Kompania gjigante e filmave, “Disney”, e ka bërë pjesë të filmave beben mbretëror të Meghan dhe Princ Harry-t.

Filmi i shkurt është krijuar me qëllim që të festohet ardhja në jetë e anëtarit më të ri në familjen mbretërore, përcjell rtv21.tv

Në videon e publikuar shihet arushi Pooh që shkon në kështjellën Windsor me një libër në dorë. Libri është një dhuratë nga arushi për Meghan dhe Harry-n.

Kur çifti mbretëror fillojnë të shfletojnë librin, në ekran del edhe krevati i vogëlushit, që mban të gdhendur emrin e tij.

Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të parë të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin, Archie./21Media