Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova në finale të "World Masters Guangzhou 2018"

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova në finale të “World Masters Guangzhou 2018”

Xhudistet kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova janë kualifikuar në finale të “World Masters” që po mbahet në Guangzhou të Kinës.

Xhudistet nga Kosova kanë mposhtur nga tri kundërshtare. “Në Masters marrin pjesë 16 xhudistet më të mira të renditjes botërore”, bën të ditur komuniteti nacional olimpik.

Distria (-52 kg) do të përballet në finale me japonezen Ami Kondo, ndërsa Nora (-57 kg)  me Tsukada Joshida (Japoni).

Ndërkaq, xhudisti Akil Gjakova zuri vendin e shtatë në kategorinë -73 kg./21Media