Trajneri e uroi duke numëruar sukseset e saj

Trajneri e uroi duke numëruar sukseset e saj

Xhudistja e njohur kosovare, Distria Krasniqi sot feston ditëlindjen. Xhudistja e njohur nga Peja sot mbushi 24 vjet, shkruan rtv21.tv

Trajneri i saj, Driton Kuka i uroi Krasniqit ditëlindjen, duke i numëruar sukseset e shumta të saj deri tani.

“Disi sot feston ditëlindjen! Edhe 100 të lumtura në jetë dhashtë Zoti me suksese e gëzime sikur gëzimi në foto i medaljes së Botërorit të këtij viti! Me shpresë dhe besim që do arrij edhe medaljen Olimpike e vetmja medalje qe i mungon Disit në karrierën e saj! Ditëlindjen po e feston në Kinë ku do garoj në Masters garën e fundit për xhudon Kosovare sivjet.”, shkroi trajneri në facebook, ku po merr komente dhe pëlqime të shumta.

Kuka theksoi se Distria Krasniqi për të reja kishte arritur titullin e kampiones botërore dhe evropiane, e për të rritur, atë të nënkampiones evropiane, si dhe është medaliste e bronztë në botëror.

Distria Krasniqi është xhudiste e njohura nga Peja, e cila është lindur më 10 dhjetor të vitit 1995. Ajo garon kryesisht në kategorinë deri në 52 kg. Krasniqi është medaliste në kampionatin botëror dhe kampionatin europian në konkurrencën e juniorve. Ajo po ashtu ka marrë pjesë në Lojërat Evropiane në vitin 2015.

Distria Krasniqi deri më tani ka fituar gjithsej 6 medalje në kualifikimet olimpike. Ajo ka fituar gjithashtu medaljen e bronztë në Grand Slamin e mbajtur në Paris, në vitin 2017 dhe po ashtu medaljen e bronztë në Open Evropian në Sofje në vitin 2017./21Media