Krasniqi mposhti kampionen argjentinase

Krasniqi mposhti kampionen argjentinase

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit të xhudos që po mbahet në Tokio të Japonisë.

Në çerekfinalen e kategorisë deri 48 kilogramë, Krasniqi fitoi ndaj argjentinases, kampiones aktuale olimpike, Paula Pareto.

Në gjysmëfinale, Krasniqi do të përballet me Funa Tonakin e Japonisë.

Në Japoni prej 25 gusht e deri me 1 shtator,  organizohet  botërori në xhudo. Kosova përfaqësohet me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin, Loriana Kukën dhe Akil Gjakovën./21Media