Distria fitoi 490 pikë të reja

Distria fitoi 490 pikë të reja

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja jonë, u mposht në finale nga japonezja Funa Tonaki, pas shënimit të artë, kategoria -48 kilogramë.

Distria fitoi tri luftëra, ndërsa një e kaloi pa luftë. Ajo fitoi 490 pikë të reja Olimpike për Tokio 2020.

Pas pak, Majlinda Kelmendi, lufton për medaljen e bronztë, ndërsa Nora Gjakova për të artën.