Distria Krasniqi  për 16 sekonda mundi medalisten Olimpike dhe fitoi medaljen e artë

Loading...

Distria Krasniqi  për 16 sekonda mundi medalisten Olimpike dhe fitoi medaljen e artë

I kanë mjaftuar vetëm 16 sekonda që xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ta hedh në tatami medalisten e bronztë të Lojërave Olimpike Rio 2016, Ami Kondo të Japonisë.

Xhudistja Krasniqi fitoi medaljen e artë me Ippon në finale, në kategorinë -52 kg, të Mastersit Top-16, që po mbahet në Guangzhou të Kinës.

Në këtë garë po marrin pjesë 16 xhudistët më të mirë të renditjes botërore.

Distria fitoi 1800 pikë Olimpike.

Ndërkohë, xhudistja tjetër kosovare, Nora Gjakova (-57 kg), e cila po ashtu ka kaluar në finale do të ndeshet pas pak me Tsukada Joshidan (Japoni)./21Media