Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror "Tokio 2019"

Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror “Tokio 2019”

Xhudistja, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin botëror të xhudos, që po mbahet në Tokio të Japonisë.

Xhudistja jonë mposhti me Ippon, spanjollen Laura Martinez, kategoria -48 kg.

Kjo medalja e parë e Krasniqit në kampionat botëror për seniore.

Në Japoni prej 25 gusht e deri me 1 shtator,  organizohet botërori në xhudo. Kosova përfaqësohet me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin, Loriana Kukën dhe Akil Gjakovën./21Media