Kosova afër medaljes së parë

Kosova afër medaljes së parë

Xhudo është shpresa e madhe për medalje në lojërat mesdhetare “Tarragona 2018”.

Distria Krasniqi sot i nis me fitore garat e xhudos në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Xhudistja jonë mposhti me Ippon spanjollen, Isabel Perez, në kategorinë 52 kilogramë.

Distria në rast të fitimit edhe në gjysëmfinale automatikisht do të sigurojë medaljen e parë në lojërat mesdhetare për Kosovën.

Kosova për herë të parë po marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” që po mbahen në Spanjë.

40 sportistë, 13 trajnerë dhe 4 gjyqtarë po përfaqësojnë Kosovën në këtë garë ndërkombëtare.

Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” kanë filluar nga 22 qershor dhe do të vazhdojnë deri më 1 korrik 2018. / 21Media 

“Erdhi koha që flamuri shtetëror të lartësohet edhe në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018””