Krasniqi triumfoi në Paris

Krasniqi triumfoi në Paris

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris të Francës.

Xhudistja Krasniqi ka mposhtur në repesazh japonezen, Natsumi Tsunoda, në kategorinë -52 kg.

”Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin madhështor të Distria Krasniqit, trajnerit Driton Kuka dhe Federatës së Xhudos së Kosovës”, bëhet e ditur në faqen e komitetit olimpik.

Përveç Distrisë, edhe Akil Gjakova siguroi medalje në Grand Slamin e xhudos në Paris. Ndërkohë, e pafat u tregua Nora Gjakova që u ndalë në rrethin e dytë./21Media