Katër fitore për Distrian

Katër fitore për Distrian

Me një super ippon në shënim të artë, Distria Krasniqi, ka mposhtur mongolezen Narantsetseg Ganbaatar, për të fituar medaljen e artë në “World Judo Masters”.

Krasniqi fitoi të artën në kategorinë -48 kilogramë, duke shënuar katër fitore.

 

Medalistja e bronztë e botës e mbylli këtë vit me medaljen e artë, si dhe me 1800 pikë të fituara për normën Olimpike Tokio 2020. Xhudistja jonë kaloi rrethin e parë pa luftë, më pas mposhti Katharina Menz të Gjermanisë, ndërsa në çerekfinale mundi Orgintsetseg Galbadrakh të Kazakistanit. Në gjysmëfinale kaloi pengesën Urantsetseg Munkhbat të Mongolisë.

Në garë sot ishte edhe xhudisjta Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë, por që kampionia dhe nënkampionia e Evropës u ndalë në luftën e parë nga Jisu Kim e Koresë së Jugut.

Ndërsa Akil Gjakova garon nesë në kategorinë -73 kilogramë.

Kujtojmë se “World Judo Masters” po mbahet në Qingdao të Kinës. Në këtë garë marrin pjesë 32 xhudistët e parë të ranguar në ranglistën Botërore të Federatës Botërore të xhudos në secilën kategori./21Media