Krasniqi fiton të bronztën në Budapest

Krasniqi fiton të bronztën në Budapest

Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix të Budapestit, ku Kosova po merr pjesë me tri garuese.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka, i cili edhe ka uruar Krasniqin për këtë sukses.

“Medalja e parë e Disit në ciklin kualifikues në kategorinë 48 kg! Për medalje mposhti belgen Ana Jura kurse sot drejt medaljes mposhti hiç më pak se Kampionen Olimpike!

350 Pikë drejt Tokyo 2020! Urime Disi”, ka shkruar Driton Kuka në Facebook./21Media