Xhudistja e vetme që përfaqëson vendin në Antalia

Xhudistja e vetme që përfaqëson vendin në Antalia

Xhudistja Distria Krasniqi sot do të garojë në Grand Prixin e xhudos, që mbahet në Antalia të Turqisë. Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Komiteti Olimpik i Kosovës. Në këtë postim bëhet e ditur se Distria është xhudistja e vetme që përfaqëson vendin në Antalia.

“Ajo garon në kategorinë -48 kilogramë, në të cilën vitin e kaluar medaljen e argjendtë🥈 e kishte fituar Fjolla Kelmendi. Krasniqi, vitin e kaluar e kishte fituar të artën🥇 në kategorinë -52 kg. Grand Prix Antalia 2019 vlen për pikë Olimpike Tokyo 2020🇯🇵”, bëhet e  ditur më tej në postim.

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamit të Xhudos që u mbajt në Paris, në shkurt. Krasniqi po ashtu ka fituar edhe 700 pikë olimpike për Tokyo 2020./21Media