Krasniqi mboshti argjentinasen, Paula Pareto

Krasniqi mboshti argjentinasen, Paula Pareto

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi i nisi garat me fitore në Grand Prixit të xhudos, kategoria 48 kilogramë, të cilat  po mbahen në Zagreb të Kroacisë.

Distria mposhti në çerekfinale argjentinasen, Paula Pareto, në kategorinë -48 kilogramë. Ndërsa në gjysmëfinalen që do të zhvillohet pas pak, Krasniqi do takohet me japonezen, Hiromi Endo.

Rikujtojmë se Distria me ippon, mboshti edhe Philomene Batan e Kamerunit. Në Grand Prix po marrin pjesë xhudistët më të mirë në botë, pasi kjo garë është e vlefshme për pikë kualifikuese për Lojërat Olimpike Tokyo 2020. /21Media