8 maji - Dita Botërore e Kryqit të Kuq

8 maji – Dita Botërore e Kryqit të Kuq

Sot është Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. 8 maji është zgjedhur si Dita Botërore e Kryqit të Kuq, pasi në këtë datë ishte lindur themeluesi i Kryqit të Kuq, Henry Dunant. Ai kishte marrë Çmimin e parë të Nobelit për Paqe.

Dita e Kryqit të Kuq ishte shënuar për herë të parë në vitin 1948. Pas disa ndryshimeve të emrave, ishte emëruar Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe më 1984.

Kjo datë shënon rolin e anëtarëve dhe vullnetarëve të të dyja organizatave në shpëtimin e jetëve dhe mbrojtjen e njerëzve të varfër në gjithë botën.