Dita Botërore e Kryqit të Kuq

Me këtë datë u lind themeluesi i Kryqit të Kuq

Sot është Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. 8 maji është zgjedhur pasi në këtë datë është lindur themeluesi i Kryqit të Kuq, Henry Dunant.

Ai ka marrë Çmimin e parë të Nobelit për Paqe. Dita e Kryqit të Kuq është shënuar për herë të parë në vitin 1948.

Pas disa ndryshimeve të emrave, është bërë Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe më 1984.

Kjo datë shënon rolin e anëtarëve dhe vullnetarëve të të dyja organizatave në shpëtimin e jetëve dhe mbrojtjen e njerëzve të varfër në gjithë botën.

Back to top button