Dita Botërore e Kursimit shënohet edhe në Kosovë

Sot shënohet Dita botërore e kursimit

Dita botërore e kursimit shënohett si kujtim i kongresit të parë ndërkombëtar të kursimeve të mbajtur në këtë ditë në vitin 1924 në Milano të Italisë

Pjesëmarrësit në Kongres janë dakorduar se kursimi është shumë i nevojshëm për zhvillimin e njerëzimit.

Ky vendim është miratuar nga ana e 350 delegatëve nga 27 vende, të cilët paraqisnin rreth njëqind milionë kursime.

Për ta shënuar këtë ditë, Banka Qendrore e Kosovës nga ora 15:00 do të mbajë një aktivitet me nxënës të shkollës fillore, përmes së cilit do ta përcjellë mesazhin e rëndësisë së shprehisë së kursimeve.

Banka Qendrore e Kosovës do të ndajë çmimet për esenë më të mirë rreth kursimit të financave

Kursimi i parave është një praktikë e mirë pasi bëhet fjalë për përdorim gjatë urgjencave të tilla si humbje pune, riparime të mëdha në shtëpi, shpenzime mjekësore, etj. Ndërsa arsimi po bëhet i kushtueshëm, kursimi i parave është i rëndësishëm. Kursimet gjithashtu ndihmojnë për të arritur një ëndërr ose qëllime të tilla si blerja e një shtëpie ose makine, fillimi i një biznesi, bërja e kujdesit shëndetësor, etj./21Media

Back to top button