Dita Botërore e Mësuesit, Krasniqi: I gjenë të vuajtur dhe të shtypur

Me rastin e Ditës Botërore të Mësuesit, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se jo ditë po i gjenë mësuesit e Kosovës të vuajtur.
“Festë e vjedhur për mësuesit tanë”, nisi reagimin Krasniqi.
Ai kritikoi Qeverinë e Kosovës që sipas tij nuk po interesohen për mirëqenien e mësuesit e as për kontributin e tyre histork.
“Fatkeqësisht, kjo ditë, që do të duhej të ishte festë edhe në Kosovë, mësuesit tanë i gjenë të vuajtur, me paga aspak dinjitoze në krahasim me realitetin e ri dhe, më e keqja, të shtypur e të penalizuar…Mësimdhënia është akti më i lartë i optimizmit. Kjo Qeveri, me ose pa vetëdije, po e vret atë, duke rrënjosur pesimizmin e dëshpërimin në zemrat e mësimdhënësve dhe nxënësve.”, shkroi Krasniqi në Facebook
I pari i PDK-së edhe njëherë ftoi Qeverinë që të bëjë ekzekutimin e pagave të shtatorit për mësimdhënësit si dhe ta sjellin në Kuvend Ligjin për Pagat
“Ndërkaq, për punën e përkushtimin e tyre të vazhdueshëm, u dërgoj falënderimet më të përzemërta të gjithë mësimdhënësve kosovarë. Mos u dëshpëroni! Dje, sot, nesër – jemi me ju!Faleminderit për kontributin tuaj të çmuar dhe urime Dita e Juaj!”, përfundoi Krasniqi./21Media

Back to top button