Edhe Kosova shënon këtë ditë

Edhe Kosova shënon këtë ditë

Organizata e Kombeve të Bashkuara 11 tetorin e ka përcaktuar si Ditën Ndërkombëtare të Vajzave.

Kjo është vendosur për herë të parë në vitin 2012.

Kjo ditë ndërkombëtare synon të promovojë trajtimin e barabartë dhe mundësitë për vajzat në mbarë botën në fusha të tilla si, ligji, të ushqyerit, kujdesi shëndetësor, arsimimi, trajtimi, etj.

Sipas fakteve botërore të mbledhura enkas për këtë ditë, përreth globit, vajzat janë tre herë më shumë të keq ushqyera se djemtë. Çdo vit rreth dy milionë vajza të moshës 5 deri në 15 vjeç janë të trafikuara, të shitura ose të detyruara të punojnë në tregtinë e seksit, gjithashtu vajzat vazhdojnë të përballen me pengesa të shumta si në arsim dhe në shërbime të tjera bazë.

Megjithatë, vajzat dhe gratë e reja gjithnjë e më shumë po njihen në botë. Malala Yousafzai u bë laureatja më e re e Çmimit Nobel në moshën 17 vjeç, në njohje të luftës së saj për të drejtën e vajzave për arsim, 16-vjeçarja Greta Thunberg ishte e ftuar këtë vit për tu drejtuar udhëheqësve botërorë në samitin global të klimës, dhe AutumnPeltier, vajza indigjene 13-vjeçare është nominuar në Çmimin Internacional Ndërkombëtar të Paqes për Fëmijët. Ka shumë të tjera që janë angazhuar në mënyrë aktive për drejtësi sociale. Ato duhet të mbështeten nga të gjithë ata që kujdesen për të drejtat e njeriut dhe të ardhmen e qëndrueshme, transmeton rtv21.tv.

Breza të ndryshëm duhet të bashkojnë forcat për të ndjekur drejtësinë shoqërore.

Për nder të kësaj dite, sot në Kosovë do të ketë aktivitete të shumta, të cilat synojnë të promovojnë të drejtat e tyre./21Media