Krerët e shtetit homazhe në Kompleksin “Adem Jashari”: Vend frymëzimi për popullin shqiptar

Krerët e Shtetit kanë bërë homazhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz me rastin Epopesë së UÇK-së.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se  Epopeja e UÇK-së është epope e krenarisë së popullit tonë,

“Familja Jashari do të mbetet përjetë udhërrëfyes për brezat e tanishëm dhe brezat që do të vijnë pas nesh. Siç e shihni jo vetëm përgjatë epopesë, por edhe periudha të ndryshme të vitit, kemi fëmijë nga shkolla anembanë Kosovës që vinë këtu për të mësuar për historinë e Kosovës, por mbi të gjitha për t’u frymëzuar me shembullin e familjes Jashari, me trimërinë e guximin e tyre. Lavdi përjetë komandantit Adem Jashari e gjithë anëtarëve të familjes Jashari, e gjithë të rënëve e dëshmorëve të tjerë të UÇK-së”, ka thënë Osmani në një prononcim për media.

Kurse, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  pas homazheve në  kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz tha se në këtë vend duhet të vijnë të gjithë për të mos harruar atë së çka ka ndodhur.

“Në Prekazin heroik e historik kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin dhe rrënjët e lirisë që e gëzojmë. Të gjithë duhet të vijnë në këtë vend që të mos harrojmë dhe të mos devijojmë drejt së ardhmes. Vetëflijimi, sakrifica e Jasharajve është epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Themelet e çlirimit të vendit tonë që paraqet edhe dhembje e krenari por edhe besë e shpresë për shtetin e popullin tonë. Me përkulje respekti gjithnjë e përgjithmonë u jemi falënderues e mirënjohës Jasharajve “, u shpreh Kurti”.

Ndërsa Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se sakrifica e Jasharëve dhe lufta e UÇK-së përbëjnë ndër ngjarjet më të rëndësishme për vetëdijen tonë kombëtare.

“Nuk është e rastësishme që gjithë qytetarët shqiptarë kudo që jetojnë nëpër botë, vinë e përkulen para varreve të bacës Shaban, Ademit, Hamzës dhe gjithë familjarëve që u flijuan për lirinë e fëmijëve tanë. Për sa kohë të ketë popull shqiptar, për sa kohë të ekzistojë kombi ynë, ky gjithmonë do të jetë një vend ku jo vetëm përkulemi, por edhe gjejmë frymëzim vazhdimisht e patriotizëm se si mbrohet vendi. Lavdi”, ka thënë Konjufca.


Krasniqi: Prekazi shënoi kthesën e madhe në historinë e kombit tonë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me strukturat e partisë, kryetarët e Drenasit dhe të Skenderajt dhe përfaqësuesit e OVL-UÇK-së kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”.

Në 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi deklaroi se është obligim i popullit shqiptar që të kujtohet sakrifica titanike e familjes Jashari, në krye me komandantin e UÇK-së, Adem Jashari.

“Sa herë që jemi në Prekazin legjendar, në këtë vend ku i ka rrënjët liria e Kosovës, pa dyshim që kemi emocione.

E sidomos gjatë Epopesë së UÇK-së, gjatë epopesë së familjes Jashari. Sepse këto janë datat të cilat shënojnë kthesën më të madhe në historinë e kombit tonë, sepse ato që kanë ndodhur në viti 1998, jo vetëm që zgjuan vetëdijen tonë kombëtare, por ato për herë të parë morën edhe vëmendjen ndërkombëtare gjë që ndihmoi pastaj në masivizimin e luftës çlirimtare të UÇK-së, në kryengritjen e përgjithshme popullore e cila rezultoi me çlirimin tonë dhe më vonë me ndërtimin e shtetit që e kemi”, tha Krasniqi.

5,6 dhe 7 marsi njihet si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u vranë 59 anëtarë të familjes Jashari pas rezistencës tri ditore.


Historia e familjes Jashari u mësua nga nxënësit në orën e parë

Ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës iu kushtua 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nxënësit mësuan historinë e lavdishme të familjes Jashari dhe luftës së UÇK-së.

Me këtë rast edhe nxënësit patën mundësinë të tregojnë rrëfimet personale që kanë dëgjuar nga familjarët e tyre.

Luar Meha, nxënës në shkollën fillore “Naim Frashëri, në Prishtinë shprehi krenari për gjyshin, babain dhe farefisin e tij, për kontributin që ata e kanë jap për Kosovën. Ai ceku që dokumentari i kishte pëlqyer pafund.

“Më pëlqej shumë dokumentari, pasi që u shpjegua që nga fillimi mirë ngjarja se si ka ndodhur rrëfimi i kullës të Adem Jashrit dhe familjes të tij, dhe luftën që e kanë bërë me rezistencën e tyre për lirin e Kosovës…00:36 Kur e pash gjyshin tim, ndjeva një lloj krenarie brenda meje pasi që edhe gjeneratat e familjes time, po ashtu edhe kushërinjtë e mijë kanë luftuar edhe për lirinë e Kosovës dhe si pjesëmarrës që kanë ndihmuar pak edhe xhaxhi im, gjyshi im dhe babi im, që është veteran i luftës, kam një krenari të madhe që e ndjej”,u shpreh Meha.

Edhe Olt Gashi, nxënësi i kësaj shkolla vjen nga vendlindja e komandantit, Mujë Krasniqi ai u shpreh shumë krenar për këtë po ashtu potencoi që i janë falënderues fëmijës Jashri që e dhanë jetën për liri që tash ata të jenë të lirë.

“Vij nga vendlindja nga komandantet më të njohur Mujë Krasniqi dhe jam shumë krenar që pata fatin sot të shoh një nga dokumentarët për Adem Jasharin i kam parë edhe më herët dokumentarët si ky sikur stili i tij dhe jam shumë krenar që sot mësojmë dhe jemi të lirë, që të vijmë sot edhe në shkollat tona pa na penguar askush, andaj ne nuk duhet ta harrojmë historinë sepse historia që harrohet përsëritet prape dhe ashtu siç e thanë edhe heronjtë tanë që do ta jepmi jetën, ashtu edhe e bënë, andaj ne duhet të jemi shumë krenar për ta”, tha Olti.

Në nderim të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, shumë shkolla janë duke e treguan historinë e familjes Jashari, ndërsa këto ditë do të ketë edhe aktivitete të tjera./kp


Dita e dytë e Epopesë së UÇK-së, nderohen të rënët në Prekaz

Dita e dytë kushtuar Epopesë së UÇK-së, nis me orën mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës, e cila i dedikohet “Epopesë”.

E nga ora 10:00, drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Homazhe janë paraparë edhe nga të gjitha komunat e në të gjitha komplekset memorialë të dëshmorëve.

Kurse, Pasdite, nga ora 17:00, në Prishtinë, është paraparë akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së.

Back to top button