Subjektet politike në garë

Subjektet politike në garë

Sot në Kosovë vazhdon dita e katërt e fushatës për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.

Fushata e nisur katër ditë më parë përfundon më 4 tetor, ndërsa ë 5 tetor është heshtje zgjedhore e cila zgjat deri në mbylljen e qendrave të votimit të dielën në mbrëmje.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, garojnë 25 subjekte politike, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote është 1 milion e 937 mijë e 869.

Gjatë 10-ditëve të fushatës zgjedhore, nga subjektet politike kërkohet që të zhvillojnë fushatë të qetë./21Media