Kjo ditë shënohet çdo vit

Kjo ditë shënohet çdo vit

Bota ka nevojë për një ditë plot buzëqeshje dhe prandaj Kombet e Bashkuara e kanë shpallur Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë.

Në korrik të vitit 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli një rezolutë, sipas së cilës Dita Ndërkombëtare e Lumturisë do të shënohet çdo vit më 20 mars.

Ideja origjinale ka ardhur nga Mbretëria e Butanit në rajonin Himalayan të Azisë. Atje, besohet se jetojnë njerëzit më të lumtur në botë për shkak të qasjes ndaj jetës. Për të gjithë, kjo ditë shërben për të kujtuar se lumturia nuk vjen domosdoshmërisht nga blerja dhe konsumimi, ose nga të qenit i famshëm apo joshës, por shpesh nga miqtë dhe familja.

Këtë vit kjo ditë pjesën më të madhe të qytetarëve të botës i ka gjetur brenda hapësirave të kufizuara, në shtëpi apo objekte tjera, për shkak të përhapjes së koronavirusit./21Media