Penalltit vendosin në ndeshjen Kroaci dhe Danimarkë

Penalltit vendosin në ndeshjen Kroaci dhe Danimarkë

Kroacia dhe Danimarka po diskutojnë mes tyre në “Nizhny Novgorod Stadium” një biletë për në çerekfinalet e Botërorit.

As në dy shtesat nga 15 minuta asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënoj golin e fitores kështu që penalltitë do të përcaktojnë qerekfinalistin e katërt të këtij kampionati Botëror.

Në dy shtesat nga 15 minuta befasi ishte se danezët ishin ata që rrezikuan më shumë por që nuk arrinën të gjenin golin, kështu që fati I tyre dhe I kroatëve është te penalltitë.

Luka Modriç ka pasur rastin më të mirë që ta dërgojë Kroacinë në qerekfinale, kur nga Penalltia dështoi për të shënuar.