Shënohet dita e të Pagjeturve të Kosovës
Tubim për Ditën e të Pagjeturve të Kosovës
Sot Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, organizon tubim përkujtimor në Mejë të Gjakovës. Tubimi përkujtimor mbahet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Javës për Persona të Pagjetur dhe 27 Prillit – Ditës së të Pagjeturve të Kosovës.
Kurse, pasdite, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, organizon aksionin simbolik me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.