Partitë politike me agjendë të ngjeshur

Partitë politike me agjendë të ngjeshur

Sot subjektet politike vazhdojnë ditën e tretë të fushatës nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, ndërkohë kanë mbetur edhe shtatë ditë nga përfundimi i fushatës.

Më 5 tetor është ditë heshtje ndërsa, më 6 tetor, 1 milion e 937 mijë e 869 qytetarë të Kosovës, përfshirë edhe diasporën, kanë të drejtë për të votuar.

Agjenda e subjekteve politike:

Parti FJALA hap fushatën parazgjedhore në Mitrovicë. (Para Emona Center në qendër të Mitrovicës, ora 11:00)

PDK mban tubim me qytetarët e Komunës së Shtërpcës. (Shtëpia e Kulturës, ora 14:00)

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani bën homazhe te Kompleksi Memorial në Reqak. (Ora 14:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti merr pjesë në fushatën zgjedhore në Rahovec. (Shtëpia e Kulturës “Mensur Zyberi” në Rahovec, ora 14:00)

LDK mban tubim në Suharekë. (Palestra “13 Qershori”, ora 15:00) PDK mban tubim me qytetarët në Hanin e Elezit. (Shtëpia e Kulturës, ora 15:30)

Nisma Socialdemokrate mban tubim elektoral në Shtime. (Shtëpia e Kulturës, ora 15:45)

Mbahet debat me kandidatët e partive politike në Obiliq, për të diskutuar mbi të ardhmen e termocentralit “Kosova e Re” si dhe mbi ndryshimet klimatike. (Shtëpi e Kulturës në Obiliq ”Xhavit Haziri”, ora 16:00)

PDK mban tubim me qytetarët në Kaçanik. (Shtëpia e Kulturës, ora 16:30)

LDK mban tubim në Dragash. (Hotel “Meka”, ora 17:00)

PDK mban tubim qendror me qytetarët e Ferizajt. (Palestra e Sporteve, ora 18:00)

Nisma Socialdemokrate mban tubim elektoral në Ferizaj. (Restaurant “Fitorja”, ora 18:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti merr pjesë në fushatën zgjedhore në Viti. (Salla e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti, ora 18:00)

Rinia e PDK-së organizon mbrëmje rinore, ku prezent do të jenë kandidatët për deputetë. (Pranver Rixos, ora 18:30)

LDK mban tubim në Prizren. (Palestra e Sportit “Sezai Surroi”, ora 19:00)

PDK mban tubim me qytetarët e Shtimes. (Shtëpia e Kulturës, ora 19:30)

Nisma Socialdemokrate mban tubim elektoral në Kaçanik. (Shtëpia e Kulturës, ora 19:30)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti merr pjesë në fushatën zgjedhore në Gllamnik. (Salla e sporteve “Bill Clinton” në Gllamnik të Podujevës, ora 21:00).