Ende nuk është hasur në mbetje mortore

Ende nuk është hasur në mbetje mortore

Ka nisur sot dita e tretë e gërmimeve në kampusin e Universitetit të Prishtinë pas dyshimeve të ngritura për mbetje mortore të kohës së luftës. Megjithëatë, sipas Komisionit qeveritar për të Pagjeturit, ende nuk është hasur në mbetje mortore.

Anëtari i Komisionit, Kushtrim Gara tha se gërmimet do të vazhdojnë.

“Të gjitha informatat që janë prezantuar është e rëndësishme që të realizohen tutje. Deri më tani, deri më sot edhe pse është ende herët nuk është hasur në mbetje mortore ose pjesë kockore të viktimave nga lufta. Gërmimet do të vazhdojnë në këtë lokacion. Gjatë gërmimit ne punojmë edhe me rekomandimet e arkeologëve mjeko-ligjor dhe ekspertëve. Do të përfshihet gjithë hapësira e shënjuar”, tha ai para mediave.

Sipas Garës ka ende lokacione ku do të mund të ketë gërmime.

“Ky është lokacioni i 26-të por ka edhe të tjera në të cilat jemi duke punuar, si hetime pastaj do të vlerësohen për tu proceduar te prokuroria. Varet edhe nga kushtet atmosferike se sa këto procese do të marrin kohë”, shtoi ai./kallxo.com