"Bota e vajzës rritet n’dashninë e Babës"

“Bota e vajzës rritet n’dashninë e Babës”

Sot është ditë e shënuar për familjen e kryetarit të komunës së Suharekës, Bali Muharremajt. Vajza e tij, Duresa sot feston datën e lindjes, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes së të bijës, Muharremaj ka uruar atë me fjalët më të mira.

“Bota e vajzës rritet n’dashninë e Babës. Megjithëse gjatë jetës herë-herë kam pasur më pak kohë t’i kushtohem, sot jam krenar për suksesin dhe arritjet e saj. Më duhet t’i them faleminderit për kërkesat e saj modeste, sa herë që e ka kuptu se gjendja është ma e vështirë në familje”, shkroi Muharremaj në facebook.

Duke e uruar që të jetojë e lumtur, Muharremaj u shpreh që Duresën do ta përkrahë gjatë gjithë jetës.

“Faleminderit nga ti bijë, kur fjalët e mira për ty nga shoqëria, ma kanë shtu vullnetin e jetës. Nëse jam kritik e kërkues nganjëherë më shumë se që duhet, kjo vjen sepse prindi asnjëherë nuk ngopet për të mirën e fëmijës. Duresa, babi do të përkrahë gjatë gjithë jetës, pa asnjë çmim dhe me krejt mundësitë që mi jep jeta. Jetofsh e lumtur gjithmonë dhe urime Ditëlindjen ! Të don Babi”, shkroi më tutje i pari i Suharekës në facebook./21Media