Albani feston datë të veçantë

Albani feston datë të veçantë

Sot për familjen e këngëtarit të njohur të estradës, Alban Mehmetit ka festë.

Artisti i mirënjohur anë e mbanë trojeve shqiptare sot feston ditëlindjen e 35-të, shkruan rtv21.tv

Në datën e shënuar për të, llogaria e tij në facebook u vërshua nga urimet e shumta, të familjarëve, shokëve dhe kolegëve të shumtë, të cilët e uruan me fjalët më të mira.

Alban Mehmeti është lindur më 04 nëntor të vitit 1984 në Prishtinë. Ai është këngëtar mjaft i njohur në të gjitha viset shqiptare. Ai njihet për numër të madh të këngëve, disa prej të cilave janë: “Live”, “Maturant”, “Mos qaj”, “Vonë”, “Dashnia jem” në bashkëpunim me Kaltrina Selimin. Ndërsa, projekti i fundit i Albanit është “Me mungon”, i publikuar më 10 shkurt.

Sa i përket jetës private, Alban Mehmeti është i martuar me Fjolla Svircën, të cilët së bashku kanë dy djemë./21Media