Lumir Abdixhikut sot i vdiq nëna

Lumir Abdixhikut sot i vdiq nëna

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot ka humbur personin më të dashur, ati i vdiq nëna.

Lajmin për vdekjen e nënës e ka bëri të ditur deputeti Abdixhiku, i cili u shpreh se përtej dhimbjes nënën do ta kujtojë gjithmonë ashtu siç ishte e qetë dhe e fortë përball secilës përpjekje.

Abdixhiku ka shkruar se nëna e tij i la botën me miq, fjalë e kujtime shumë të ngrohta.

Si një grua që mua dhe Besmirit na i dha të gjitha. Ajo na mësoi jetën dhe gjithçka që vinte me të. Na rriti e shkolloi në kohët më të vështira të mundshme. Kur patëm pak, na i dha të gjitha. Kurrë s’pushoi. Na u gjet afër gjithëherë e na u bë shtyllë që s’bie kurrë. Asgjë mangut nanë! Ke vendosur një standard që s’mund ta arrijmë kurrë. Ajo shkoi siç dhe jetoi. E qetë me jetën, e fortë përballë secilës përpjekje. Na la botën me miq, fjalë e kujtime të ngrohta shumë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Deputetit ka lajmëruar se varrimi i të ndjerës bëhet nesër, më 18 maj, në ora 13:00 në varrezat e Prishtinës. /21Media