Urimi i gjyshit për mbesën

Urimi i gjyshit për mbesën

Vajza e këngëtarit të njohur, Blero Muharremit dhe aktores, Teuta Krasniqit, Tara festoi ditëlindjen e saj të tetë.

Me rastin e ditëlindjes, prindërit e uruan bukuroshen me fjalët më të mira për ditën e saj të veçantë.

Krahas prindërve, bukuroshja Tarë një urim mjaft të mirë dhe të veçantë e mori mbrëmë edhe nga gjyshi i saj, Milazim Krasniqi, shkruan rtv21.tv

Ai u shpreh se ditëlindja e mbesës së tij e bashkoi familjen e tyre në një vend të bukur.

”Ditëlindja e mbesës sonë të shumëdashur, Tarës, na bashkoi sot në një ndejë të ngrohtë familjare, në restorantin me të këndshëm të Kosovës, Amazona. Kur bëhen bashkë dashuria dhe ngrohtësia e familjes me mikpritjen e këtij ambienti, vërtet njeriu ndihet i lumtur dhe i nderuar. Urime Tara, zemra e gjyshit!”, ka shkruar Krasniqi, krahas imazhit të bukur familjar./21Media

Urimi i veçantë i Teutës për Tarën

 

Urimi shumë i ëmbël i Bleros për vajzën e tij