24-vjeçari që drejtonte makinën doli për të festuar me miq

24-vjeçari që drejtonte makinën doli për të festuar me miq

24-vjeçari V.C, i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e plagëve të marra në aksidentin e mbrëmjes së të martës në rrugën Kavajë-Rrogozhinë mësohet se pati ditëlindjen dhe kishte ftuar dhe dy miqtë e tij për të festuar në lokalet e natës në Tiranë.

Ata kishin marrë me qira makinën tip “Benz” me targe AA 615 VO, por sapo u nisën nga Kavaja u aksidentuan.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 në dalje të qyteti të Kavajës, ku drejtuesi i mjetit tip Benz (marrë me qira), me targe AA 615 VO, shtetasi V.C, 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër humbi kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti u përplas me tabelën e një karburanti.

Nga aksidenti humbi jetën në vend Lumturie Demrozi, 48 vjeçe, nënë e dy vajzave, e cila ishte kalimtare dhe Gentian Belba, 28 vjeç, i cili ishte pasagjer në makinë, raporton oranews.