Historia e një vajze jetime që u bë një nga balerinat më të famshme

Historia e një vajze jetime që u bë një nga balerinat më të famshme

Madonna ka vendosur ta sfidojë veten në kinematografi. Ajo do të jetë regjisorja e filmit i cili do të bazohet në autobiografinë e shkruar nga ylli muzikës në bashkëpunim me Elaine DePrince, me titull: “Taking Flight: From War Orphan to Star Ballerina”.

Në ekranin e madh do të vijë historia e një vajze jetime në Sierra Leone gjatë luftës, por që më vonë u bë një nga balerinat më të famshme në botë.

Michaela DePrince u lind në vitin 1995 në Sierra Leone dhe ka humbur prindërit e saj për shkak të luftës civile që përgjaku Afrikën për vite me radhë. Pasi u adoptua nga një familje në New Jersey, Michaela zbuloi dashurinë e saj të madhe për baletin klasik, e cila çoi atë që të jetë, sot, një prima balerinë e Baletit Kombëtar holandez.

Në lidhje me këtë projekt të ri, Madonna u shpreh: “Historia e Michaela ka pasur një ndikim të thellë tek mua, si një artiste dhe aktiviste e cila ka vështirësi. Ne kemi një mundësi unike për t’i dhënë hapësirë për atë që ndodhi në Sierra Leone dhe t’i lejojmë Michaelas t’i japë zë gjithë jetimëve me të cilët ajo u rrit. Është një nder të sjellë në jetë historinë e saj “.