Bebe: Do të shkojë në Grammy!

Loading...

Bebe: Do të shkojë në Grammy!

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, gjithmonë shprehet lirshëm për atë çka mendon. Madje edhe në rastet kur kjo mund të sjell pakënaqësi te pala tjetër.

E kësaj radhe, shqetësimi i Bebes është për paraqitjen e saj në Grammy Awards, që do të mbahet më 10 shkurt.

Në bazë të një postimi që ka bërë në Instagram, këngëtarja lë të kuptohet se ka pasur probleme me dizajnerët, të cilët siç përshkruan ajo, kanë refuzuar të përkujdesen për dukjen e saj, sepse është “përmasë e madhe”.

Bebe e revoltuar ka shkruar kështu:

“Më falni, mu desh ta largoja nga vetja. Nëse nuk të pëlqen stili im i veshjes ose muzikës është gjë tjetër. Por, mos thuaj se nuk mund të veshësh dikë që është përmasë e madhe. Fuqizoni femrat të duan trupat e tyre, në vend se t’i bëni ato të ndjehen të pamjaftueshme nga përmasat e tyre. Ne jemi të bukura në çfarëdo përmase. Të vogla ose të mëdha.”, dhe e ka përmbyllur se prapë se prapë do të shkojë në Grammys, shkruan rtv21.tv

Bebe Rexha është e nominuar në dy kategori, “Bashkëpunimi më i mirë country/Performanca më e mirë në grup” me këngën “Meant To Be”, e cila është në bashkëpunim me Florida Georgia Line, si dhe ‘Artistja më e mirë”. Ndarja e çmimeve “Grammy Awards” do të mbahet më 10 shkurt të vitit 2019 dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti në “CBS”./21Media