Dj Snake pëlqen këngën e re Melindës

Dj Snake pëlqen këngën e re Melindës

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, më 12 qershor ka publikuar projektin muzikor “Pika Pika”, që është pritur mjaft mirë nga publiku.

Deri tani kënga numëron mbi shtatë milionë klikime në Youtube, shkruan rtv21.tv

Kënga e re e Melindës është pëlqyer edhe nga muzikanti i famshëm francez, DJ Snake i cili ka publikuar një video në rrjetin social Snapchat, duke e dëgjuar këngën.

Ndryshe, pjesë e videoklipit të këngës “Pika Pika”  është edhe aktori i njohur Osman Azemi, në rolin e “Teta Gjylit”./21Media