Çifti i thanë po njëri-tjetrit në mes të shkretëtirës në Utah

Çifti i thanë po njëri-tjetrit në mes të shkretëtirës në Utah

DJ i njohur botëror si dhe prodhuesi i muzikës Tiesto është martuar të shtunën me modelen, Annika Backes në një ceremoni në mes të shkretëtirës në Utah.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në Instagram ku ka publikuar disa fotografi nga ceremonia e dasmës së tyre.

“Dashuria e jetës sime 21-09-2019”, ka shkruar artisti 50-vjeçar në fotografinë me nusen e tij 21-vjeçare të hënën në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Love of my life 21-09-2019 💍❤️

A post shared by Tiësto (@tiesto) on

  Tiësto gjithashtu atë natë befasoi gruan e tij, me një këngë të re që e krijoi për të të quajtur “A million years” dhe nata mbaroi me fishekzjarre të shumta.

Çifti, të cilët kanë 29 vjet diferencë u fejuan në ishujt Maldive në vitin 2018. /21Media