Gruaja shqiptare në Belgjikë

Gruaja shqiptare në Belgjikë

Shqiptarët në Belgjikë përbëjnë një bashkësi mërgimtarësh, kryesisht të ardhur nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Ajo çka është e veçantë në këtë shtet është fakti se edhe gruaja shqiptare është shumë mirë e inkuadruar në shoqërinë belge.

Shumë gra tashmë të shkolluara zënë pozita nëpër institucione të ndryshme në këtë vend.

Lulzime Gashi me profesion eksperte fiskale ka lindur në Belgjikë por gjithmonë kujton origjinën e saj shqiptare! Ajo shpesh bën bashkë gratë shqiptare përmes eventeve të ndryshme. E njohur si DJ Luz ajo përzgjedh të gërshetoi muzikën shqiptare me atë të huaj.

Lulzimja në një storje të përgatitur nga gazetari Ilir Berisha tregon për punën e saj. / 21Media