"Ride It" po korrë suksese të shumta

“Ride It” po korrë suksese të shumta

Dj Regard me prejardhje nga Ferizaj me projektin e tij të fundit “Ride It” po arrinë rekorde të mëdha.

Projekti i realizuar në muajin korrik ka arritur 3 milionë streams ne Spotify, ndërsa video ka arritur 2 milionë klikime në app-in TikTok.

Dj Regard me projektin “Ride It” rënditet në pozitën e 21-të nga Billboard, para Dj Snake dhe shumë Dj të njohur, shkruan rtv21.tv

Menaxheri i Dj Regard, Hajriz Bajrami njoftoi për rtv21.tv se ka pranuar disa oferta nga kompani të ndryshme për bashkëpunime me emra të njohur.

Po ashtu, Bajrami bëri të ditur se në vitin 2020 pritet të konfirmojë pjesëmarrjen e Dj Regard ne Tomorrowland, Ultra Europe dhe disa festivale tjera të njohura.

26 vjeçari, Dardan Alija apo Dj Regard karrierën e ka filluar para 8 vjetëve./21Media