Klubi anglez, Manchester United nuk heq dorë nga Ivan Perisiq i Interit

Klubi anglez, Manchester United nuk heq dorë nga Ivan Perisiq i Interit

Reprezentuesi kroat mbetet akoma prioritet i trajnerit te “Djajve të Kuq”, Jose Mourinhos.Siç raportojnë mediat britanike, klubi nga “Old Traffordi” ka rritur ofertën për Perisiq.

United tani ka gati ofertën në vlerë 55 milionë euro për kroatin, derisa Interi kishte refuzuar ofertën e parë te klubit anglez në vlerë 40 milionë euro.

Megjithatë, oferta e re e Unitedit mund të jetë bindëse për klubin italian, kurse, në rast se Perisiq do të transferohet në ishull, ai do të përfiton 6 milionë euro në sezonë.