Veseli: Jemi krenarë

Veseli: Jemi krenarë

Shqiptari, djali i veprimtarit Adem Demaçi i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur kryetari Kadri Veseli nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Veseli tha se kjo parti është krenare që Shqiptar Demaçi u bashkua me ta.

Adem Demaçi nuk u mposht asnjëherë. Ishte frymëzuesi më i madh për ne, brez pas brezi, në idealin e lirisë dhe rrugën e çlirimit. Bashkimin e shqiptarëve e kishte ideal jetësor, saqë edhe djalit ia kishte lënë emrin Shqiptar. Shqiptar Demaçi, djali i simbolit të rezistencës sonë kombëtare, prej sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Ne jemi krenarë që jetuam në epokën e Adem Demaçit. Ne jemi krenarë që Shqiptar Demaçi, profesionist dhe personalitet shumë i respektuar, u bashkua me ne”, shkroi Veseli në Facebook.

Ndryshe, Demaçi është kirurg torakal./21Media