Talentin e djali për publikun e zbuloi Albani

Talentin e djali për publikun e zbuloi Albani

Alban Mehmeti dhe bashkëshortja e tij, Fjolla janë ndër çiftet më të pëlqyera të estradës, të cilët jo rrallë janë pjesë e mediave rozë.

Çifti në vitin 2013 kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, kurse tani janë prindër të dy djemve Lurnit dhe Troit, shkruan rtv21.tv

Kur jemi te ky i fundit, edhe ende i vogël po fillon të shfaqë talentin e saj në fushën e muzikës. Talentin e Troit për publikun e zbuloi Albani përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram.

Në këtë video, Troi dëgjohet duke e kënduar referenin e këngës së Albanit  “Ta du”. Duket se edhe ai do ta trashëgojë talentin e babait për anën artistike.

Ndryshe, “Më mungon” është projekti i fundit muzikor që Albani ka publikuar më 10 shkurt. Kënga është pritur mjaft mirë nga fansat e tij./21Media