Detaji epik në foto

Detaji epik në foto

Ish-miss Shqipëria, Almeda Abazi në maj të këtij viti është bërë nënë për herë të parë.

Martesa e Almedës me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman, është bekuar me një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Efehan.

Çifti nuk ngurrojnë të ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, imazhe të ndryshme të djalit të tyre.

Së fundmi, Almeda në rrjetin social Instagram ka publikuar një fotografi të djalit të saj me nënën.

Gishti i mesëm i Efehan është detaji që ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve.

Motra e Almedës, Ilda, e ka nënvizuar këtë detaj dhe ka shkruar  ‘për të gjithë urryesit’.

Ndryshe, më 13 shkurt të vitit 2017, Almeda dhe Tolgahan kurorëzuan dashurinë me martesë. Çifti është martuar në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një ceremoni të organizuar në Beverly Hills./21Media