Djali i bëri nënën dhe tezen për spital

Arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht familjaret e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimat femra K-Shqiptare nënën dhe tezen e tij”, ka konfirmuar policia.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:30 në Prizren.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./21Media

Back to top button