Gregori publikon një thenie

Gregori publikon një thenie

Mes personave që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, ishte dhe e dashura e djalit të kryeministrit Edi Rama, Gregorit.

Ishte vetë Gregori ai që ka bërë të ditur lajmin e hidhur në me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, shkruan rtv21.tv

Gregori ka qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të të dashurës së tij Kristi Reçit, e cila humbi jetën poshtë rrënojave bashkë me tre anëtarët e familjes së saj.

Së fundmi ai ka publikuar një thënie në gjuhën angleze të Van Gogut, që tregon trazirat në zemrën e një burri.

Ndërsa dy ditë më parë kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur për herë të parë për Kristin, në emisionin Porta a Porta në televizionin Rai Uno.

Derisa u ngushëllua nga gazetari për këtë humbje, Rama tha se nuk ka dashur të flasë për këtë gjë sepse tërmeti nuk ka prekur vetëm atë dhe familjen e tij por të gjithë vendin.

Po, është e vërtetë. Por, më lejoni të them që, duke u gjendur në këtë situatë të veçantë dhe ky detyrim i lartë për të qenë kryeministër i një vendi që kaloi këtë tragjedi, nuk kam dashur të flas për këtë sepse kjo nuk është diçka që ka të bëjë me mua me familjen tonë, por është diçka që ka të bëjë me të gjithë ne.
Kjo thjesht e shtoi atë detyrimin tim të brendshëm për të bërë gjithçka sepse unë nuk gjej dallim mes atyre që kanë humbur jetën
”, ka thënë Rama.

Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit ka marr jetën e 52 personave./21Media