Kuzhinieri më i ëmbël

Kuzhinieri më i ëmbël

Gjyste Vulaj është njëra ndër këngëtaret më të preferuara të publikut shqiptarë.

Gjystja është mjaft e zonja në profesionin e saj. Përveç kësaj ajo duket e përkushtuar edhe në punët e shtëpisë, sidomos në kuzhinë, shkruan rtv21.tv

Shpeshherë në rrjetet sociale publikon gatimet që përgatit. Ditë më parë ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi të drekës që kishte gatuar menjëherë pas udhëtimit nga Kapadokia, ku ishte për pushime.

Ndërkaq këtë herë, zonjës së shtëpisë në kuzhinë i është bashkuar më i vogli i familjes, Besarti.

Ai ka gatuar dy pica, një të ëmbël për vete dhe një të njelmët për nënën.

Në videot që ka publikuar këngëtarja nga Mali i Zi, dëgjohet Besarti teksa frikësohet ta vendosë tepsinë në furrë, se mos digjet, por nëna ia largon atë frikë./21Media