Miqësoret ndaj Kosovës U19, Shqipëria synon dy fitore

Veç Kombëtares A dhe Shpresave, edhe ekipi kombëtar i Shqipërisë U-19 do të zbresë në fushë gjatë këtij muaji qershor. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku do të sfidojnë Kosovën në stadiumin ‘Kukës Arena’ më 14 dhe 16 qershor.

Grumbullimi ka nisur që prej pasdites të së shtunës, teksa kuqezinjtë e vegjël po i zhvillojnë përgatitjet në një nga fushat e ‘Shtëpisë së Futbollit’.

Arlind Kurti dhe Flavio Sulejmani janë dy futbollistët kuqezi që luajnë në radhët e ekipit kombëtar U-19. Që të vegjël në ekipet e moshave, dy kuqezinjtë nuk e fshehin lumturinë që tashmë janë pjesë edhe e Shqipërisë U-19, ndërsa synojnë që të dy së bashku, një ditë të luajnë me Kombëtaren A.

Mbrojtësi kuqezi, Arlind Kurti, i cili luan me ekipin e Laçit thotë se përgatitjet për dy ndeshjet ndaj Kosovës kanë shkuar shumë mirë, ndërsa nënvizon se sa e veçantë është të luash për Shqipërinë, derisa shton se ndaj Kosovës synohen të arrihen dy fitore. Ndër të tjera, mbrojtësi shqiptar zbulon edhe objektivat e së ardhmes.

“Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme me Kosovën. Janë dy ndeshje që duhet t’i fitojmë që të kemi përparësi deri kur të shkojmë në Evropian. Trajneri i ri është shumë më i mirë, ne e njohim më përpara sepse kemi punuar te grupmosha U17, stërvitjet kanë shkuar shumë mirë. Jeemi përgatitur për ta fituar këtë ndeshje…I bëj thirrje të gjithë lojtarëve që kur e veshin këtë fanellë të luajnë me shpirt edhe me gjak në fushë.”, theksoi Kurti.

Nga ekipi kombëtar U-17, në një aventurë të re me Shqipërinë U-19. Flavio Sulejmani, sulmuesi i talentuar kuqezi vjen për herë të dytë në Kombëtaren U-19, ndërsa tregon për edhe objektivat e skuadrës në këto dy miqësore.

Fitore dhe konsolidim, këto dy gjëra pret Sulejmani nga dy ndeshjet kundër Kosovës, ndërsa zbulon edhe objektivat për të ardhmen.

Sulejmani: Objektivi im është të kaloj te Kombëtarja A e Shqipërisë

“Grupi ka cilësi, i ka të gjitha për të fituar ndeshjet me Kosovën. Presim fitore dhe konsolidim, ky është vetëm e para për të shkuar në Evropian dhe për të bërë më të mirën. Në aspektin personal objektivi im është e para të luaj dhe të shkoj te Kombëtarja A, pastaj s amë lartë në ndonjë ekip në Evropë.”, theksoi Sulejmani.

Dy ndeshje sme styre, Shqipëria dhe Kosova do t’i zhvillojnë më 14 dhe 16 qershor.

 

Back to top button