Aktori më i ri kosovar në kinematografinë amerikane

Aktori më i ri kosovar në kinematografinë amerikane

Art Lokaj është aktori më i ri dhe kosovari i dytë në serialin më të shikuar në Amerikë “Madame Secretary”.

Arti ka qenë pjesë i disa filmave kosovarë si : “Gardhi” i regjisores Lendita Zeqiraj dhe i disa filmave të tjerë të suksesshëm në tregun tonë kinematografik.

Tani ai do të jetë pjesë edhe e këtij seriali konkretisht sezonit të pestë të tij. Lajmin e konfirmoi nëna e tij, Arbana Xharra e cila ndjehet shumë krenare për djalin e saj.

Ishte aktori tjetër kosovar, Kushtrim Hoxha i propozoi Artit që të shkonte në një audicion për fëmijë ku përfshiheshin dy role në këtë serial dhe ai doli fitues.

Kohët e fundit sukseset e kosovarëve jashtë kufijve nuk po ndalen. Arti do ta vazhdojë dhe do ta plotësojë suksesin e aktorit Kushtrim Hoxha, që luan rolin e një agjenti turk të quajtur “Orhan”.

Madame Secretary është prodhim i CBS -IT një serial i krijuar nga regjisorja Brabara Hall, që trajton dramë në jetën politike amerikane./21Media