Zharku tregon me krenari punën që bën i biri

Zharku tregon me krenari punën që bën i biri

Ish- ministri, Lutfi Zharku duke uruar djalin e tij të vetëm për ditëlindje, ka zbuluar edhe një detaj interesant nga jeta e të birit.

Ndonëse Ariani është ekonomist me profesion ai punon në ndërtimtari. E lidhur me këtë është ndjerë krenar Lutfi Zharku, pasi që sipas tij në këtë mënyrë po e ndërton personalitetin i biri.

“Ariani im sot i mbush 24 vjet. Ka kryer fakultetin ekonomik si student i shkëlqyeshëm por prodhon beton. Po e përjeton si çdo i ri se sa vështirë fitohet rroga. Po e ndërton personalitetin e një te riu punëtor dhe të ndershëm që të jetojë prej punës së vet. Edhe sot nuk ka pushim. Çdo ditë e më shumë po behët burrë. Uroj të jetojë 100 vjet me shëndet, i lumtur dhe me nder!” ,ka shkruar Zharku në Facebook.

Edhe vet Zharku ka studiuar në Fakultetin Ekonomik.  Ndërsa, pas diplomimit në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës u punësua për herë të parë në tetor 1986 në ndërmarrjen për prodhimin e materialit ndërtimor “SHARRI” në Han të Elezit dhe vetëm pas 7 muajsh punësimi (maj 1987) u emërua në pozitën e drejtorit financiar të “SHARRI”-t, kurse pas dy vitesh (1989) emërohet drejtor komercialofinanciar duke u bërë një ndër menaxherët ekzekutiv më të ri në Kosovë. Pastaj, deri në 1998 u angazhua në biznesin familjar në tregtinë e materialit ndërtimor.

Ndërsa në politikë u angazhua qysh prej pas luftës, fillimisht ishte këshilltar komunal në Kaçanik, pastaj 2008 Ministër i Tregtisë, kurse në 2014 Ministër i Infrastrukturës., shkruan rtv21.tv

Lutfi Zharku është i martuar me Meritën dhe kanë tre fëmijë (Donikën, Arianin dhe Teutën). /21Media

Ariani im sot i mbush 24 vjet. Ka kryer fakultetin ekonomik si student i shkelqyeshem por prodhon beton. Po e perjeton…

Gepostet von Lutfi Zharku am Mittwoch, 30. Oktober 2019